Rreth miksimit

SIMPLY MIXING

Gama e gjerë e materialeve të përdorura dhe që duhen përzier në ndërtim kërkon njohuri të mirë të proceseve të përshtatshme të miksimit. Zgjedhja e pajisjes së gabuar për përpunimin e materialit në fjalë mund të çojë në dëmtime strukturore të mëdha ose më e pakta në orë pune të tejzgjatura dhe sforcim fizik të panevojshëm për punëtorin.

Karakteristikat e materialit

Si rregull, nuk është materiali i miksuar i përfunduar pas mbarimit të miksimit si provë për sistemin e miksimit por komponentët në fillim të procesit të miksimit. Miksimi i atyre që normalisht janë dy komponentë, si për shembull pluhur i thatë dhe shtimi i lëngut, është ajo që i vë më tepër ngarkesë pajisjes dhe do të tregojë nëse lopata e miksimit ka gjeometrinë e duhur.


Cilën pajisje të përdor?

C-mix Mixers

Së pari, duhet të merrni parasysh pyetjen bazë nëse duhet të përdorni një «trapan apo mikser dore». Trapani i zakonshëm është patjetër i përshtatshëm për të përzier sasi të vogla materialesh kryesisht të lëngshme me shpejtësi rpm të ulëta, me diametër maksimal të lopatës së përzierjes prej 120 mm. Sidoqoftë, nuk duhet të përdorni trapanë me fuqi më pak se 500 W. Kur bëhet fjalë për materiale me viskozitete më të mëdha (gjysmë të lëngshme), më shumë volum materiali ose lopata miksimi me diametër më të madh, pajisja do të ngadalësohet deri në një shkallë të tillë saqë mungesa e ftohjes të ulë ndjeshëm jetëgjatësinë e saj.

Në krahasim me këtë, mikserat e dorës janë bërë veçanërisht për ngarkesat e mëdha të gjeneruara gjatë përzierjes. Elementët e lëvizjes japin fuqi dhe ftohje të mjaftueshme për motorin edhe në ngarkesa të mëdha, dhe mekanizmat e veçantë garantojnë jetëgjatësi të madhe dhe performancë optimale.

ASi rregull, sa më i madh të jetë vëllimi i materialit që do të përzihet, aq më i madh duhet të jetë diametri i lopatës së miksimit. Në këmbim, sa më i madh të jetë diametri i lopatave të miksimit, aq më e ulët do të jetë shpejtësia rpm dhe, si pasojë, nevojitet më shumë fuqi lëvizjeje.


Cilën lopatë miksimi të përdor?

img class=”aligncenter wp-image-1076″ src=”https://c-mix.collomix.com/wp-content/uploads/2016/11/collomix-fm.png” alt=”collomix-fm” width=”75″ height=”150″ /> collomix-kr collomix-wk collomix-mk

Për rezultate optimale miksimi, është e rëndësishme që të zgjidhni jo vetëm pajisjen e duhur por edhe lopatën e duhur për miksim. Vendimi juaj duhet të bazohet në dy faktorë: Volumi i materialit që do të përzihet do të përcaktojë diametrin e lopatës së miksimit, ndërsa natyra e materialit do të përcaktojë gjeometrinë e saj, p.sh. mënyrën ose aksionin e miksimit!

mixing paddle collomix Nga poshtë lart (aksion pozitiv)
Materiali përcillet për lart nga mesi i lopatës së miksimit nga fundi i kazanit dhe shkon poshtë përsëri në anë. Kjo metodë duhet të përdoret për përzierjet pluhur dhe të thata si llaç, suva, çimento dhe materiale të mbushura me kuarc dhe zhavorr. Lopata e miksimit punon me lehtësi në materialin e miksimit.
C-mix Mixers Nga lart poshtë (aksion negativ)
Materiali detyrohet poshtë nga sipër dhe pastaj del lart përsëri në anë. Çdo kokël copëtohet nga forca e lartë e gjeneruar nga mekanizmi dhe përdoruesi, pa spërkatje. Kjo metodë është ideale për materialet e holla si bojërat, tretësirat, materialet që përmbajnë fibra, dhe suvaja prej gipsi. Kërkon më shumë sforcim nga mekanizmi dhe përdoruesi.
C-mix Mixers Aksion miksimi paralel
Materiali përzihet vorbull në një plan të vetëm, komponentët lëvizin lart ose poshtë vetëm kur lëvizet lopata e miksimit. Efekti i thithjes sjell rezultate miksimi optimale sipas përbërjes së materialit. Kjo metodë është ideale për materialet e mbushjes. Futja më e paktë e ajrit në material dhe, si rregull, forcat më të larta, parandalojnë formimin e koklave.